Konsensusi per dekriminalizimin Fleckenstein Tashme miratimi dhe implementimi

1448019619knutTIRANË, 20 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ - Arritja e konsensusit për projektligjin e dekriminalizimit është përshëndetur sot nga Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Në një postim në rrjtin social 'Twitter' ai thotë se tashmë pritet miratimi dhe zbatimi i dekriminalizimit. "I lumtur, komisioni ad hoc në parlamentin shqiptar votoi për "ligjin e dekriminalizimit". Tashmë miratimi dhe implementimi. Hapa para drejt BE!", shkruan Fleckenstein.

Komision i posaçëm parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së 24 dhjetorit arriti te premten konsensus për projektligjin që 'ndalon zgjedhjen dhe ushtrimin e funksioneve nga persona me rekorde kriminale', i quajtur ndryshe drafti i 'dekriminalizimit'. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama