TIRANË, 25 Korrik/ATSH/ -Brenda muajit korrik pritet të përmbyllet procesi i konstituimit të Këshillave Bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit.
Zv.kryeministri, Niko Peleshi deklaroi sot nga Erseka se, ka një plan që po zbatohet dhe që parashikon përfundimin e këtij procesi brenda datës 30 korrik, përveç bashkive ku ka ankimime që do të kërkojnë më shumë kohë për t'u shqyrtuar.
"Ka një plan që deri më 30 korrik të përmbyllet gjithçka. Vonesa në këtë proces do të ketë vetëm për ato bashki ku ka ankimime", tha ai.
Sai takon bashkisë së Tiranës, zv.kryeministri deklaroi se konstituimi do të bëhet shumë shpejt, por pa dhënë një datë fikse. /gj.m/