Konstituohet Keshilli Bashkiak i Elbasanit i dale nga zgjedhjet e 21 Qershorit

ELBASAN, 24 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku/.- 51 anëtarët e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, 35 të koalicionit të majtë dhe 16 të koalicionit të djathtë, bënë të premten betimin gjatë mbledhjes së parë konstituuese.
Të pranishëm ishin deputetë të PS-së dhe LSI-së, si dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, i cili i dorëzoi shiritin kryetarit Qazim Sejdini, i zgjedhur për një mandat të tretë.
Duke ju referuar reformës territoriale, ministri tha se tashmë shiriti i kryetarit të Bashkisë "është më i rëndë" pasi mbi supe i rëndojnë edhe 12 komuna. "Rrugëtimin tonë për reformën territoriale, vijoi ai, e nisëm pikërisht nga qyteti i Elbasanit, bashkia e të cilit ka qënë model për këtë reformë", tha Çuçi.
Pasi bëri betimin, kryebashkiaku Sejdini falenderoi qytetarët për besimin, ndërkohë që edhe një herë u zotua për mbajtjen e të gjitha premtimeve të dhëna në fushatë.
Konstituohet Këshilli Bashkiak i Elbasanit i dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit Foto Miranda Sadiku (1)Duke ju drejtuar këshilltarëve të djathtë, ai tha se shpreson që ata të jenë sa më kontribues për zhvillimet që janë përpara duke e vënë interesin e qytetit dhe të qytetarëve para çdo interesi politik.
Ndërsa nga këshilltarët e majtë kryetari i Bashkisë kërkoi që të vendosin të gjitha kapacitetet e tyre në funksion të debatit konstruktiv dhe zhvillimit të trevës, dhe të jenë po aq aktivë sa edhe në fushatë.

Më tej, sipas procedurave, me votim të fshehtë u zgjodh kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Altin Idrizi, nënkryetaret Alketa Ipeku dhe Zheni Gjergji, si dhe këshilltarët të cilët do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut./a.s/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama