Konstruktoni grafiqe te funksioneve ne Google

Konstruktoni grafiqe te funksioneve ne Google
Google ka shtuar mundësinë për konstruktim të grafiqeve të funksioneve në shiritin e kërkimit. Këtë e ka lajmëruar ndërmarrja gjatë të hënës, në një postim në blog. Tani, kur përdoruesit shkruajnë një funksion – për shembull funksionin trigonometric sin(x) – rezultati i parë i kërkimit do të jetë një grafik interaktiv duke ua mundësuar përdoruesve që të hulumtojnë vlera të ndryshme të lidhura për x dhe y. Përdoruesit kanë mundësi të konstruktojnë shumë funksione duke i ndarë ata me presje. Veçoria e re mbështetet në shumicën e shfletuesve dhe “mbulon një domein të funksioneve me vetëm një ndryshore  duke përfshirë ato trigonometrike, eksponenciale, logaritmike dhe kompozimet e tyre,” shkruan inxhinieri i Google, Adi Avidor.



“Unë shpresoj që studentët dhe ata që e duan matematikën në tërë botën do ta gjejnë këtë përvojë si magjepëse pasi që unë e gjeta kalkulatorin për  grafikët shumë më parë,” shkruan Avidor. Shiriti i kërkimit në Google tashmë ka qenë mjaft i afërt me të prirurit për matematikë dhe ata të cilët sfidohen me të. Veçoria e kalkulatorit, e cila ka ekzistuar për shumë vite, ua mundëson përdoruesve që të shkruajnë barazime matematike – që nga ato më të thjeshta deri tek barazimet komplekse – për përdoruesit në kohë reale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama