Konsumi i alkoolit caktivizon gjenet qe mbrojne kockat

Konsumi i alkoolit caktivizon gjenet qe mbrojne kockat
Teprimi ndaj perdorimit te alkoolit, pirja e tij ne sasi te medha çaktivizon gjenet qe mbrojne kockat. Kjo veçanerisht per te rinjte dhe adoleshentet. Zbulimi vjen nga nje studim ne Loyola University Health System (SHBA), drejtuar nga John Callan dhe botuar ne “Alcohol and Alcoholism”. Siç thone ekspertet, gjenet qe percaktojne fuqine e sistemit skeletor veproje nepermjet ARN-e s, derguesit te  ADN- se  qe siguron formimin e kockave (dhe indet e tjera).

Por alkooli, ne qofte se pihet ne sasi te medha, shkakton demtime pothuajse te perhershme te kockave. Per te provuar kete, dijetaret kane punuar me minj te rinj laboratori te ndare ne 3 grupe. Grupi i pare (konsumatore kronike) merrte alkool ne gjak per tre jave me radhe. Grupi i dyte (konsumatore jo te rregullt) iu nenshtrua te njejtit trajtim, per 3 dite me radhe. Grupi i trete dhe grupi i fundit (grupi i kontrollit) iu nenshtruan injeksionit te solucionit biologjik.

Vezhgimi tregoi se “konsumatoret kronike te alkoolit” kishin 300 gjene te çaktivizuar qe lidhen me formimin e kockave. Ne te kunderten, “konsumatoret jo te rregullt te alkoolit” dhe grupit te kontrollit humben vetem 180 gjene. Kjo ndodh , edhe per njerezit. “Demtimi i shkaktuar nga jetesa e gabuar qe ndikon ne skelet gjate moshen se rritur, mund te kete pasoja per dekada te tera. Ndoshta behen te dukshme pas disa vitesh per te favorizuar osteoporozen”, thone studiuesit.

Dhe, nuk mjaftojne tre vjet te mosperdorimit absolut te alkoolit per te rikthyer aktivitetin e gjeneve”, perfundojne ekspertet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama