Konsumoni peshk 2 here ne jave

Konsumoni peshk 2 here ne jave
Vitaminat dhe proteinat e tij të rralla që nuk gjenden në asnjë produkt tjetër ushqimor, janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Studiuesit paralajmërojnë se duhet konsumuar të paktën dy herë në javë.

Studiuesit paralajmërojnë se duhet konsumuar të paktën dy herë në javë dhe nga ai lloj që është shumë i pasur me yndyra omega-3 dhe i varfër me Mërkur. Këto substanca luajnë një rol kyç në zhvillimin e trurit të fëmijëve dhe jo vetëm. Më i miri është pa diskutim merluci, që përmban pak yndyra omega-3, por edhe përqendrimin më të ulët të Mërkurit.

Vitaminat dhe proteinat e tij të rralla, që nuk gjenden në asnjë produkt tjetër ushqimor, janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë edhe kalcium, fosfor dhe jod, i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri dhe seleniumi. Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe kundër rakitizmit te fëmijët.

Është e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin në gojë mishin. Ai përmban vitaminën B, si dhe vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12. Është i pasur me omega-3, acide yndyrore të pangopura ose mbrojtëset më të mira ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta.

Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumonin vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në skarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna arrit në përfundimin se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve.

Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur. E pra, është ilaçi më i mirë për shumë sëmundje, sidomos nëse konsumohet i freskët dhe i pjekur në skarë. Në një botë ku shkenca dhe mjekësia ecin me hapa gjigantë, nuk është e vështirë të jetosh njëqind vjeç, madje të bësh edhe një jetë të shëndetshme, nëse zbaton me përpikëri rregullat e domosdoshme për organizmin. Vetëm kështu mundësitë për të jetuar “sa të duash” janë të mëdha. Sipas asaj që shkencëtarët thonë, ndër këto rregulla kryesore përfshihen stili i jetesës dhe ushqimet. Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i “kushtohen” jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku dhe vera. Por jo vetëm kaq, peshku është edhe ushqimi më i dashur në recetat e dietologëve, duke e kaluar mishin pa asnjë vështirësi.

I pasur me përbërës ushqimorë thelbësorë, është mjaft i dobishëm për organizmin tonë, ndaj këshillohet të përdoret më shumë se tri herë në javë. Është partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzhaimerin, demencën, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës. Në botë ekzistojnë më shumë se njëzet mijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutaminës, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi.

Më të pasurit me proteina janë peshku ton dhe barbuni. Sot, gatimet e detit dhe sidomos peshku, janë ndër më të shtrenjtit në të gjitha restorantet, si ato elegante, ashtu edhe ato më të thjeshtat. Vërtet nuk mund të ketë ilaç më të mirë se sa të “marrësh” tri herë në javë nga goja një pjatë peshk, një gotë verë dhe një pjatë me sallatë jeshile apo perime të ziera, sepse sipas studimeve më të fundit, nga mënyra e të ushqyerit rezulton se tumori prek një person ndër tre të tillë. Kështu, përveç ushqimeve që duhen evituar, specialistët këshillojnë se duhet përdorur patjetër çdo ditë. Që frutat dhe perimet të bëjnë shumë mirë për shëndetin, këtë e dimë prej kohësh, por në brendësi të këtyre kategorive, kërkuesit kanë filluar të individualizojnë ushqimet për t’u përdorur si armë specifike kundër llojeve të caktuara të tumoreve, ku bën pjesë dhe peshku.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama