Nuk do të jetë as Bernardeshi dhe as Insinje, por Tiago Mota, ai që do të mbajë numrin 10 në fanellën e 'axurrëve'. Më në fund trajneri Antonio Konte ka vendosur që Italia në prezantohet në Europian me numrin 10 të veshur nga mesfushori.
Kombëtarja italiane e futbollit kishte pesë ndeshje që zbriste në fushë pa fanellën me numrin 10 dhe shpesh herë drejtuesit ishin kritikuar në shtyp për mosgjetjen e një pasuesi.
Mediat italiane kanë shkruar se ishte e pa kuptueshme që ende nuk gjendej një futbollist që të vishte fanellën e mbajtur më parë nga Toti, Baxhio, Mançini etj.
Numrat e 'axurrëve' mbi fanellë:
1 Buffon
12 Sirigu
14 Marchetti
15 Barzagli
19 Bonuçi
3 Chiellini
4 Darmian
2 De Sciglio
21 Ogbonna
5 Bernardeschi
13 Sturaro
6 Candreva
16 De Rossi
10 Thiago Motta
8 Florenzi
23 Giaçherini
18 Parolo
17 Eder
22 El Shaaraëy
11 Immobile
20 Insigne
9 Pellè
7 Zaza