Kontrabanda. Ish-kreu i Doganave paditet ne Prokurori

Kontrabanda. Ish-kreu i Doganave paditet ne Prokurori

Drejtoresha Spiropali firmos kallëzimin penal për paraardhësin Gjymishka: Abuzime 4 milionë USD me akcizën e naftës. Elisa Spiropali, drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetimet për paraardhësin e saj, Flamur Gjymishkën. Në emisionin “Tonight” të Ilva Tares në “Ora News”, Spiropali ka pohuar se i ka kërkuar organit të akuzës ndjekje penale për ish-drejtorin e Doganave. Ajo ka rrëfyer se pasditen e së mërkurës ka firmosur dosjen e kallëzimit në Prokurori për ish-drejtorin, pasi ekzistojnë prova që vërtetojnë abuzimet që Flamur Gjymishka ka kryer me detyrën në krye të Doganave. “Ne kemi evidentuar disa raste të abuzimit në Dogana, që janë bërë dhe publike, për evazion fiskal në fushën e akcizës, dhe që sigurisht këta persona do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale”, tha Spiropali

 

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave shpjegoi se bëhet fjalë për një zinxhir drejtuesish në Dogana që janë të përfshirë në këto abuzime, duke përfunduar tek ish-drejtori i Përgjithshëm i Doganës. “Vetëm sot unë kam firmosur një kallëzim penal për punonjës të administratës doganore, ku i gjithë zinxhiri i administratës është i përfshirë në këto procedura abuzive, duke i shkaktuar dëme financiare shtetit shqiptar. Në këtë zinxhir abuzues të doganierëve është i përfshirë edhe ishdrejtori i Doganave. Ishte një nga rastet e para ku sasi të konsiderueshme nafte janë zhdukur. Nuk figurojnë të paguara, duke i shkaktuar një dëm prej 4 milionë eurosh shtetit shqiptar. Po kështu, ne kemi kallëzuar penalisht edhe firmën që i ka shkaktuar dëmet”, tha Spiropali. Sipas shpjegimeve të titullares së Doganave, ish-drejtori i mëparshëm është përfshirë në aferën “ADA Petrol”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama