Kontrabandisti tenton t’i ike policise me karroce

Kontrabandisti tenton t’i ikë policisë me karrocë
 Policise në kufi nuk i është dashur të mundohet shumë për ta kapur Janos Jakabin kur ai ka tentuar të kalojë kufirin në veri të Rumanisë me 100.000 kuti cigaresh. Në fakt, policia kishte ne dispozicion automjetet më të fuqishme, ndersa Janos ka kërcyer në karrocen e cila tërhiqej nga kuajt. Zëdhënësi i policisë kufitare ka thënë për “Austrian times.at”: “Në përgjithësi kontrabanduesit gjejnë metoda çdo ditë e më të sofistikuara për kontrabandimin e mallrave nëpër kufi. Ky rast është përjashtim i cili e vërteton këtë rregull. Kemi një numër të madh të automjeteve me motorë të fuqishëm me të cilat mund t’i ndjekim edhe automjetet më të shpejta. Pothuajse është e pamundur të iket nga zyrtarët tonë kufitar, madje edhe nëse ata të cilët dëshirojnë të ikin kanë kalin me gjakun më të pastër të vrapuesit të lidhur në qerret e tyre!”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama