Pas kontratës që braziliani Hulk firmosi në Kine, mediat e huaja bëjnë llogaritë se sa është shuma që ai përfiton me skuadrën që drejtohet nga Sven Goran Erikson.
29-vjeçari u prit me ovacione në aeroport nga mijëra tifozë që do t'i gëzohen talentit të tij në radhët e klubit të SIPG.
Por më të lumtur nga të gjithë kanë qenë drejtuesit e Zenitit, të cilët do të përfitojnë 58 milionë euro nga shitja e lojtarit.
Pagesa që përfiton Hulk në Kinë:
320,000 paund në javë
45.7 mijë paund në ditë
1.900 paund për orë
31 paund për minutë
51 cent për sekond