Kontratat tip nxjerrin ne proteste artistet

Kontratat tip nxjerrin ne proteste artistet

Reforma nuk do të jetë e lehtë për institucionet kulturore, aq më shumë kur bëhet fjalë për “modelim” të kontratave të punës së artistëve me institucionet. Këtë tregoi dhe protesta e djeshme e artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, të cilët protestuan të gjithë bashkë për kontratat tip, të ideuara nga Ministria e Kulturës, që u janë shpërndarë të gjitha institucioneve kulturore në varësi. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe Sindikata e Artistëve, sipas së cilës, propozimi është shkelje e kontratës ligjore. “Në asnjë vend, teatri nuk funksionon kështu. Kjo do të sjellë fundin e teatrit”, – kështu shprehet Sindikata e Artistëve. Nga ana tjetër, lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe vetë drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni. Sipas tij, e gjithë kjo situatë e krijuar është vetëm një keqkuptim. “Artistët kanë mbështetjen time, asnjë prej tyre nuk do të largohet nga puna”, – kështu është shprehur Kerni.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama