Kontrolli teknik Ministria e Transporteve Jo pa bere sigurimin

Kontrolli teknik, Ministria e Transporteve: Jo pa bere sigurimin

Asnjë mjet rrugor nuk do të mund të kryejë kontrollin teknik vjetor, përpara se të ketë kryer sigurimin e mjetit në fjalë. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka përgatitur një projektudhëzim, sipas të cilit do të kryhen disa ndryshime në udhëzimin Nr. 2, datë 11.2.2010,”Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”. Ndërkaq, në një njoftim zyrtar për shtyp, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, fton të gjithë të interesuarit të japin sugjerimet dhe konsultimet e tyre, për sa i përket këtij projektudhëzimi, brenda një periudhe prej 10 ditësh. Ndryshimet që po përgatiten për në udhëzimin nr.2, datë 11.2.2010,”Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, do të detyrojnë të gjithë zotëruesit e mjeteve rrugore të kenë paguar sigurimet e mjeteve në fjalë, përpara se të kryejnë kontrollin teknik vjetor.

Për më tepër numri i serisë së kontratës së sigurimit të mjetit dhe emri i kompanisë që e ka lëshuar, do të shënohet në certifikatën e kontrollit teknik. Ndryshimet në nenet e udhëzimit nr.2, datë 11.2.2010, sipas projektudhëzimit të Ministrisë janë si më poshtë Në pikën 1, të projektudhëzimit thuhet: “Në nenin 1, pas pikës 5, shtohet pika 6 me këtë përmbajtje: ‘6. Drejtuesit e mjeteve rrugore duhet të dorëzojnë tek subjekti i licencuar për kryerjen e shërbimit të kontrollit teknik vjetor KTV kontratën e sigurimit të mjetit. Në të kundërt ky shërbim nuk kryhet.’”. Ndërsa, në pikën 2 thuhet: “Në nenin 5, në fund të pikës 4, shtohet një fjali me këtë përmbajtje: ‘Në certifikatën e kontrollit teknik do të shënohet numri i serisë së kontratës së sigurimit të mjetit dhe emri i kompanisë që e ka lëshuar’. Ilir Sinanaj


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama