Me rastin e festës së Krishtlindjeve, presidenca do të hapë sot dyert për publikun, ku për tre orë, nga 11:00 deri në 14:00, qytetarët që dëshirojnë, mund t’i vizitojnë ato nga pranë. Por jo vetëm kaq, zyra e shtypi të presidencës ka bërë të ditur se me rastin e festës së Krishtlindjeve, do të ekspozohet në hollin e këtij institucioni edhe një kopje e Mesharit të Gjon Buzukut, dhuratë që Papa Françesku ia bëri Presidentit Bujar Nishani gjatë vizitës së tij pak muaj më parë në Shqipëri. Presidenca njofton se të gjithë kureshtarët që duan të vizitojnë zyrat e kreut të shtetit, mund të hyjnë nga dera kryesore, ashtu siç përdoret sipas protokollit.