Koralet e njerezit me gjene te aferta

Koralet e njerezit me gjene te aferta
Shkencëtarët australianë kanë përfunduar studimin e ADN-së së korales së njohur si “briri i drerit”, ku rezultoi se ADN-ja e saj përmban 28 kromozome dhe ka të njëjtin numër gjenesh si njeriu, rreth 20 mijë, shumë prej të cilëve janë të ngjashëm me njëri–tjetrin. Kodi gjenetik i korales nisi të studiohej për bio-teknologjinë dhe ruajtjen e ambientit. Studimi u bë nga një universitet në Taunsvill dhe një organizatë australiane kërkimesh, të cilët përdorën teknikën e njohur si “ndriçimi”, një metodë e gjeneratës së re. Ngjashmëritë mes njeriut dhe koraleve datojnë më shumë se 550 milionë vjet më parë, madje po vërtetohet se njeriu ka më shumë gjene të përbashkëta me koralet, se sa me minjtë. Sipas agjencisë “Noa”, projekti mund të ndihmojë edhe në studimet mbi sëmundjet njerëzore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama