Korcaret mbajne frymen/ Sot nis gjyqi ne KAS ja shanset ne Lozane

Korçarët mbajnë frymën/ Sot nis gjyqi në KAS, ja shanset në Lozanë

Skënderbeu nis të "mbajë frymën". Do të nisë sot në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë gjyqi ndërmjet Skënderbeut dhe UEFAs në lidhje me dënimin që organizmi i futbollit europian ka dhënë për korçarët.

SKENDERBEU KAMPION I SHQIPERISE - /r/n/r/nSKENDERBEU CHAMPION OF ALBANIA -

Bardhekuqtë janë përjashtuar me një vit nga Kupat e Europës për shkak të dyshimeve për trukim të ndeshjeve. Çështja tashmë është në dyert e KAS-it dhe sot do të zhvillohet seanca gjyqësore.

Gjykata e Arbitrazhit ka bërë të ditur se vendimi në lidhje me këtë çështje do të jepet jo më larg se data 6 korrik.

Këto tri ditë janë vendimtare për Skënderbeun që do të mësojë të ardhmen e tij europiane për këtë sezon.

Shanset - Skënderbeu ka disa shanse për ta fituar çështjen kundër UEFA-s në KAS. Precedenti është i afërt, ai i rastit të Shqipërisë ndaj organizmit të futbollit europian në lidhje me ngjarjet e dhunshme në Beograd ndaj Serbisë.

UEFA e humbi çështjen dhe Kombëtares shqiptare iu dha fitorja 3-0 në tavolinë. Nga ana tjetër, organizmi më i madh i futbollit europian ka treguar shenja të shumta se ka dilema në lidhje me dënimin që u ka dhënë korçarëve me një vit mospjesëmarrje në Kupat e Europës duke mos e publikuar vendimin.

Mësohet se faktet kundër korçarëve nuk janë të pakundërshtueshme siç mund të jenë përgjimet telefonike, por vetëm raporte nga kompanitë e monitorimit të basteve dhe akuza në rrjetet sociale.

Gjithashtu, hetimi ka nisur prej 6 vitesh, në një kohë që mësohet se fillimisht dënimi ishte 5-vjeçar, por që u reduktua vetëm në një vit.

Të gjitha këto u japin shpresë korçarëve. Megjithatë, edhe UEFA nuk kërkon të krijojë precedentë në të tilla raste dhe zakonisht tregohet e kujdesshme në përgatitjen e dosjeve. Por, gjithçka është në dorë të KAS-it.

Ll.Saro



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama