Korcaret optimiste Zgjuan ariun le te perballen tani

Korçarët optimistë: Zgjuan ariun, le të përballen tani

Morali i lojtarëve bardhekuq pas humbjes kundër Tërbunit duhet të ringrihet menjëherë, në mënyrë që reagimi të jetë ai i duhuri për ndeshjet e mbetura të kampionatit. Kështu që futbollistët kanë pasur nevojë për një "shkundje" dhe, për këtë arsye, dje në Korçë ka qenë zv.presidenti Arlind Boshku.

Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Terbuni i Pukes, 2-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce. /r/n/r/nAlbanian Super League football match Skenderbeu vs Terbuni of Puka, 2-3 at the Skenderbeu stadium in Korca.Ndryshe nga herët e tjera ai është parë pa presidentin Takaj, i cili që pas ndeshjes me pukjanët i është drejtuar Durrësit. Përpara seancës stërvitore, Boshku ka pasur një takim me lojtarët, duke i karikuar për dy ndeshjet e radhës, ndaj Laçit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe me Tiranën në kampionat, sfidë që do luhet në transfertë.

Mbledhja - "Erdha t'u takoj për të dhënë kështu mbështetjen tonë psikologjike si drejtues të klubit. Ju jeni profesionistë dhe e dini se duhet t'u bëni ballë situatave të tilla. Ishte një humbje e shëmtuar që na ka mërzitur të gjithëve, por asgjë më shumë se kaq.

Duhet të ngremë kokën sërish dhe të reagojmë në atë mënyrë që dimë të bëjmë më mirë. Nuk ka ndodhur asgjë, thjesht duhet të ngremë anën psikologjike, pasi jemi sërish ne ata që komandojmë kampionatin dhe duhet të jemi koshientë për këtë.

Reagimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm që këtë javë. Jam shumë i bindur se as ju, as ne nuk duam që të shikojmë një ekip të vendosur aq keq në fushë sa Skënderbeu i pjesës së parë ndaj Tërbunit. Nuk kishte lidhje ai ekip me atë që jeni dhe dini ju të bëni", mësohet të kenë qenë fjalët e zv.presidentit Boshku në drejtim të lojtarëve.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar edhe batutat e zëvendëspresidentit, që në bisedë me gazetarët e pranishëm në stadium ka bërë me dije se ajo që ka mërzitur klubin ka qenë humbja dhe jo pozicioni në kampionat. "Vitin e kaluar në këtë periudhë kemi qenë katër pikë pas kundërshtarit dhe nuk kemi pse të mërzitemi tani që jemi dy pikë para. Këta e zgjuan ariun nga gjumi, tani të përballen me forcën e tij", ka qenë batuta e Boshkut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama