Korce masaker per prerjen e pyjeve ne Lozhan

Korce, masaker per prerjen e pyjeve ne Lozhan

Trupa pyjesh në zonën e Lozhanit të Korçës, janë bërë pjesë e një masakre pyjore ku duket se ka nisur deri në prerjen e pemës së fundit. Trungje të sapoprerë dhe sipërfaqe të rrafshuara janë dëshmia sesi prerja do t’i degradojë dhe çojë drejt shkatërrimit pyjet e rajonit Juglindor. Banorët e fshatit Lozhan ngrenë alarmin e asaj çfarë po ndodh në pyllin e tyre ku prerja prej muajsh nuk ka të ndalur, citon “shqiptarja.com”. Një firmë fantazmë sipas tyre është duke prerë pyllin në masë ndërkohë që vetë ata, pronarët e vërtetë të këtij pylli nuk i afrohen dot zonës që e kanë ruajtur me fanatizëm të pacënuar. Prerja pa kriter e pyjeve në rajonin Juglindor prej vitesh ka qenë një shqetësim i përsëritur por deri tani nuk është marrë asnjë masë për parandalimi e kësaj masakre.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama