Shqipëria është një ndër pesë vendet europiane që po përparon më pak drejt vlerave të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Korrupsioni, klientelizimi, presioni politik dhe pandëshkueshmëria janë pengesat kryesore të zhvillimi të vendit. Këto janë përfundimet Fondacionit Bertelsmann.
Fondacioni gjerman publikoi dje raportin e Indeksit të Transformimit 2016, i cili ka marrë në shqyrtim të dhënat ekonomike, politike e sociale të 129 vendeve, për periudhën janar 2013-janar 2015.
Shqipëria është vlerësuar më 6,71 pikë--në një sistem vlerësimi nga 1 në 10, ku 1 tregon nivelin më të ulët të transformimit dhe 10 nivelin më të lartë. Në Europë, ajo ka lënë pas vetëm Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.
Konkluzionet kryesore të raportit për Shqipërinë janë: