Në total, sipas këtij sondazhi rreth dy në tre të rritur në mbarë botën besojnë se korrupsioni është i përhapur në bizneset e vendeve të tyre.
Në rajon, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë shifrat më të ulta, përkatësisht 63 dhe 64 për qind e banorëve besojnë se korrupsioni është i përhapur në biznes, ndërkaq vendet e tjera qëndrojnë prapa Shqipërisë në shifra disa herë më të larta, Serbi 87 dhe në Bosnje 89 për qind. Perceptimi për korrupsionin në bizneset në Kosovë, sipas këtij sondazhi është 83 për qind. Kroacia qëndron në kuotën ku 93% e qytetarëve besojnë se korrupsioni është i përhapur në vendin e tyre.
Sipas të dhënave të Gallup korrupsioni në biznes është një çështje e nxehtë për vendet e zhvilluara dhe në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Gallup thotë se vendet në zhvillim mund të vuajnë më shumë këtë, për shkak se korrupsioni mund të pengojë zhvillimin financiar dhe investimet e huaja dhe nxitjen e pabarazisë së të ardhurave.
Për të luftuar korrupsionin duhet një lidership më i fuqishëm, ligje dhe transparencë më e madhe, që sipas Gallup, në këmbim do të kishte krijim të vendeve të punës dhe zhvillim ekonomik.