A do hynë në grevë urie deputetët socialist Fatmir Xhfa, Holta Xhacka, Elisa Spiropali, Vasilika Hysi etj përpara zyrave të kryeministrit në mbrojtje të votave të vjedhyra në Korcë? Tre vite më parë afro 20 deputet të Partisë Socialiste u përfshin në një aksion politik të paprecedent duke u ngujuar në grevë urie për më shumë se 40 ditë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe përpara zyrave të ish kryeministrit Berisha.
Qëllimi i grevës ishte mbrojta e votës së lirë nga manipulimet që sipas tyre kishin ndodhur më 29 qershor 2009 dhe Kuvendin i cili coj në një mazhorancë artificiale mes Berishës dhe Metës apo PD dhe LSI. Po pas video skandalit të publikuar me rradhët e gjata të studentëve që shisnin votën për 2000 lekë nga drejtuesit e Partisë Socialiste dhe stafi i Rilindjes për të siguruar fitoren e bashkisë Korcë, a do përfshihen sërish këta deputet në grevë urie për të mbrojtur votën e lirë të qytetarë Korcarë apo edhe këta do vazhdojnë të njëjtin avaz kur vinë në pushtet?