Kosova ka dërguar forca të shumta të njësisë speciale ROSU gjatë mesnatës në dy pika kufitare me Maqedoninë. Sipas “Koha.net” ROSU është ndarë në dy grupe, njëri është stacionuar në pikën kufitare Hani i Elezit ndërsa një grup tjetër në pikën kufitare të Gjilanit.
Mësohet se vendimi për të dërguar policinë në kufi vjen pas zhvillimeve të fundit në Kumanovë.
Mësohet se policia do të monitorojë kalimet në kufi pas raportimeve se disa qytetarë kosovarë kanë marrë pjesë në luftimet me forcat maqedonase në fundjavë, ku mbetën të vrarë 22 persona.