Vetëm në pjesën e parë të viti 2011 thuhet se nga Kosova dhe Serbia ka pasur 10,300 kërkesa për azil. Për shkak të mosnjohjes nga Kombet e Bashkuara, Kosova nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe ajo futet në kuadër të kërkesave që vijnë nga Serbia (rezoluta 1244) mirëpo këtu sqarohet se katër nga pesë kërkesat për azil në gjashtë muajt e parë kanë qenë nga kosovarët ose mbi tetë mijë. Në Francë për shembull, numri më i madh i azilkëkëruesve në gjashtë muajt e parë të këtij viti është shënuar nga Kosova, rreth 2,300. Një e katërta e të gjithë azilkërkuesve në Gjermani dhe një e treta e atyre në Suedi kanë qenë nga Kosova.
Proporcioni i këtyre azilantëve që vijnë nga Kosova më i larti është në Francë, rreth 87 për qind, në Belgjikë, 57 për qind, në Gjermani 28 për qind dhe në Suedi 37 për qind, thuhet në shënimet që jepë Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara.