Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë fitoren e parë që pas anëtarësimit me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Përfaqësuesja e Albert Bunjakit ka mundur me rezultatin 2-0 Ishujt Faroe në takimin e luajtur në Frankfurt.
Skuadra kosovare dominoi ndeshjen, duke krijuar disa mundësi shënimi, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. Situata u komplikua disi në minutën e 37, kur Bersant Celina u ndëshkua me karton të kuq pas një reagimi ndaj kundërshtarit që i kishte kryer një faull të rëndë. Por para fundit të pjesës së parë, edhe pse në inferioritet numerik, Kosova gjeti golin e avantazhit me anë të Bunjakut, i cili shënoi me kokë në minutën e 44-t.
Pjesa e dytë foli më shumë për Ishujt Faroe, të ndihmuara nga superioriteti numerik. Por Kosova mbrojti mjaft mirë rezultatin dhe pasi Peterson u ndëshkua me karton të kuq në radhët e ekipit kundërshtar kur shënohej minuta e 80, filloi të shihte përsëri drejt sulmit. Goli i dytë u realizua nga Elbasan Rashani, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 në minutën e 4 shtesë të takimit.