Kosova mbetet pa Miss per kete vit!

Kosova mbetet pa Miss për këtë vit!
 Shkak për gjithçka është bërë mungesa e fondeve në dispozicion. Agnesa Vuthaj, e cila udhëheq “Agnesa Vuthaj Association” dhe për dy vite me radhë ka organizuar “Miss Kosova”, ku ka kurorëzuar dy vajza, ka thënë se arsyet janë të shumta por ajo planifikon që spektaklin e bukurisë ta mbajë vitin që vjen. “Meqenëse vitin e kaluar spektaklin “Miss Kosova” e kemi mbajtur gjatë muajit dhjetor dhe fituesja e titullit “Miss Kosova” 2007 Yllka Berisha e ka shfrytëzuar kurorën gjatë vitit 2008, duke e përfaqësuar Kosovën në konkurset ndërkombëtare si “Top Model of the World” dhe “Miss Earth”, e kjo e fundit është mbajtur muajin e kaluar, unë dhe stafi im bashkë-organizatorë të spektaklit Miss Kosova, erdhëm në përfundim që nuk është e nevojshme edhe një Miss Kosova 2008", ka thënë Agnesa Vuthaj.

 Ajo ka shtuar se në këtë ka ndikuar edhe zgjedhja e Zana Krasniqi- t për “Miss Kosova Universe 2008”, kështu që edhe një organizim i tillë do të ishte i tepërt. “Ne planifikojmë që spektakli i ardhshëm, “Miss Kosova 2009” të mbahet gjatë muajve Mars-Prill. Në Prishtinë akoma nuk kemi një sallë adekuate për mbajtjen e spektakleve të bukurisë, apo evenimenteve të tjera kulturore me përmasa më të mëdha”, tha Vuthaj. Ajo po ashtu ka thë se nje problem tjetër janë dhe pasaportat e reja të Kosovë pasi që shumica e evenimenteve të bukurisë organizohen në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Bluetooth

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama