Me këtë titull provokues ka startuar publikimi i gazetës zvicerane “La Matin”. “Kosova merr kriminelët e saj”, nënkupton mirë faktin se, burgjet zvicerane janë të tejmbushura me të burgosur dhe si pasojë në ambientet e tyre nuk ka mjaftueshëm vend, për personat të cilët kanë kryer kundravajtje penale.
Prandaj, autoritetet zvicerane po e shqyrtojnë mundësinë që të burgosurit e Ballkanit, përfshirë këtu edhe të Kosovës, t’i riatdhesojnë nëpër burgjet e vendlindjeve. Reagimi i autoriteteve kosovare ka qenë pozitiv, përsa i përket kësaj çështjeje delikate, mirëpo kushtet e vendosura nuk janë lehtësisht të kapërcyeshme.
Një nga kushtet që i burgosuri të transferohet në Ballkan, është që ambientet në burg të jenë sipas standardeve evropiane. Shemsi Hajrzi, është drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ai tha për “albinfo.ch” se, nuk është konfirmuar ende zyrtarisht se sa të burgosur me shtetësi kosovare ka në burgjet e Zvicrës.
“Ne nuk dimë se sa kosovarë ka në burgjet e Zvicrës. Mirëpo, ekstradimi mund të bëhet vetëm me marrëveshje mes dy ministrive dhe nuk varet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, - deklaroi Hajrizi,