Kosova ne UEFA/ Gashi e quan moment historik por ngre pikepyetje per te ardhmen

Kosova në UEFA/ Gashi e quan moment historik, por ngre pikëpyetje për të ardhmen

Futbollisti i Kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi, i cili luan në SHBA për Kolorado Rapids, e ka vlerësuar si një moment historik pranimin e Kosovës në UEFA.

Gashi_0Duke folur për "MLSsoccer.com", Gashi ka thënë se lojtarët e Kosovës i kanë treguar me kohë botës se çfarë është në gjendje të bëjë futbolli kosovar.

Portali amerikan shkruan se Shaqiri, Xhaka, Berhami dhe Gashi u rritën me të rinjtë e Zvicrës. Ndërsa Gashi zgjodhi të luajë për Kombëtaren shqiptare përkrah Canës, ekip i cili është kualifikuar për në finalet e Europianit do të luhet në Francë.

"Shumë futbollistë të mirë vijnë nga Kosova",-ka thënë Gashi, duke shtuar se "ne jemi krenar për këtë dhe mundohemi të bëjmë më të mirën tonë".

Portali amerikan pasqyron diferencën e ngushtë të votave 28 pro dhe 24 kundër me të cilat Kosova u bë pjesë e UEFA-s tri ditë më parë, ndërsa ndalet shkurtimisht edhe te qëndrimet kundër që mbajti Serbia.

Pas përfshirjes zyrtarisht në 'qeverinë e futbollit europian', Gashi ka shprehur dëshirën që Kosova të bëhet pjesë edhe e FIFA-s, si dhe ka lënë paqartësi më pas për sa i përket të ardhmes së tij.

"Unë shpresoj që FIFA ta pranojë Kosovën në mënyrë që ata mund të jenë pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botë. Kjo do të ishte një ditë shumë e bukur për futbollistët dhe për vendin. Çfarë do të ndodhë rrugës më pas, këtë nuk e di".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama