Pak ditë pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA, serbët vijojnë protestat e tyre duke akuzuar "qeverinë e futbollit Europian" për vendim e marrë.
Gjatë ndeshjes miqësore mes Zvezda - Olimpiakos (2-2), tifozët vendas kanë sulmuar UEFA-n duke thënë se po mbështet terrorizmin.
Tifozët formuan logon e UEFA-s në stadium, ndërkohë që një banderolë pranë fushës shkruhej "UEFA mbështet terrorizmin".
Gjesti i tifozërisë vjen pas kundërshtimeve të forta që krerët e federatës serbe të futbollit bënë të martën e kaluar në Budapest, vend në të cilin përfaqësuesja e Kosovës u anëtarësua me të drejta të plota në UEFA.