Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Myanmar (Birmani) përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës se, ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur. Në notën e këtij vendi rikujtohet vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Myanmar në dhjetorin e vitit të kaluar, “i cili me bindje na prezantoi arsyet se pse Kosova duhet të jetë e pavarur e sovrane”, thuhet në notën verbale.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit të Myanmarit ka nderin t`ju njoftojë se qeveria e Republikës së Unionit të Myanmarit, ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës si shtetet sovran e të pavarur”, thuhet në notën verbale. Myanmari ndodhet në Azinë juglindore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë. Ky është vendi i 106 që ka njohur Kosovën dhe i dyti në vitin 2014, pas Tangos.