Kosova është vendi më i varfër në Evropë, por është parajsë për politikanët. Shumë nga ta i shfrytëzojnë pozitat në llogari të trashjes së pasurisë personale.
Raportet ndërkombëtare në Kosovë tregojnë se, ky është ndër vendet më të korruptuara. Brenda shtetit ka organizata e individë që kanë ngritur zërin vazhdimisht kundër kësaj dukurie. Ramadan Ilazi është njëri ndër ta.
Për një kohë Ilazi ka drejtuar Lëvizjen Fol, një organizatë e themeluar të mbështesë qytetarinë aktive, të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike për të kontribuar në qeverisje të mirë dhe në parandalim të korrupsionit.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Ilazi ka folur për shkaqet që e kanë prodhuar këtë situatë. Ka treguar edhe arsyet e mungesës së ndëshkimit të korrupsionit. Po kështu, ka dhënë edhe arsyet për tolerancën që shoqëria kosovare po tregon ndaj kësaj kaste politikanësh të korruptuar e të pandëshkuar.