Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kosovë në termocentralin “Kosova A” të Korporatës Energjetike në Obiliç. Lajmi, i cili është bërë i ditur nga mediet kosovare, nuk jep detaje të hollësishme deri tani, por nga burime të pakonfirmuara akoma, mësohet se ka persona të plagosur, që mund të jenë rreth 13, por edhe të vdekur.
Sipas drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm.