I.
Pandёrprerë mendova,
ç’duhet unё tё bёj,
që ty Kosvё, tё lirё,
dhe tё lumtur tё gjejё,
II
Pёrherё dёgjova
shumё thashё e thёna,
Gjithёnji ёndrrova,
se si tё çlirohet Nёna,
III.
Ditёn e parё pas çlirimit, kur hyra nё Ty,
e pyeta veten, a jam mirё nё kry?,
a po jam mahnitur e nuk po di si tё hyjë,
nё Ty tё lirё, tё lumtur vetёn me zhgёnjy,
IV.
Dymbëdhjetë vite prita me gёzim,
kur do tё shoh tё lirё, e nё bekim,
kur do tё vijё e tё gjej tё gёzuar,
kur do tё vijё tё gjejё tё çliruar,
V.
Nё fillim tё pashë dukshёm mё tё ndёrtuar,
pallate tё bukura, shitore me tё gjitha tё furnizuar,
njerëzit me fytyra tё ndjeshme trotuareve duke kaluar,
me halle tё ndryshme kokёn duke munduar,
VI.
Kishte kerre tё ndryshme, çfarë tё dush me parë,
rrugёt e ngulfatura, kolonat pa ia ndarë,
vozitёsit e nervozuar, sa ç’munden duke ngarë,
ku, nervozizmi sundonte, me fyerje e sharje, pandarë,
VII.
Pak, shumë pak gjeta, edukatë qё kam lënё,
Ishe nё tranzicion, “nё Evropё tё hyshё”, duk tё thënё,
Tё gjeta dhe të zhytur nё kaos kulturor,
Tё gjeta dhe tё mbytur, pa moral njerёzor,
VIII.
Moralin shqiptar, që e pate lënë tё trashëguar,
kur pata ikur, familjen pёr tё shpёtuar,
aq sa unë vërejta, duket ishte harruar,
E ç’ishte më e dhimbshme, pёr mua dhe mё e marrё,
Nё Ty mё s`po banonte morali shqiptar,
IX.
Vëllai nё vëllain kishte zili, pse ka bukё e kripё,
ishe nё gara ç’njerëzore, vëllai-vëllait mbi kokё me i hipë,
Duke mos u ngopur me mall, me pasuri,
pa fije morali vëllai – vëllait t’i rri mbi kry,
X.
Nё Ty dhe gjeta, pёr mua njё tё madh shqetёsim,
Ishe nё gjendje tё errёt qё prodhon mjerim,
Ishe nё gjendje tё korrupsionit, si të lashё kur pata ik
Me njё “ndёrrim tё vogёl” ku tani klanet korruptive flitnin shqip,
XI.
Pata dёgjuar nga shumё shokё, bashkatdhetarё,
qysh kur mendoja, nё Ty tё lirё pёr tё ardhё,
Mё thoshin, mos humb nё kokё, e mos u ngop nё iluzion
Sepse në Kosovё tani, prostitucioni banon.