Tirana qëndron e 193-ta, në mesin e 207 shteteve, për koston e jetesës, sipas agjencisë Mercer... Anketa vjetore e Kostos së Jetesës nga Agjencia Mercer, për të 21-tën herë këtë vit, rankon qytetet botërore, nga kostoja e shtëpive, transporti, ushqimi, kafeja dhe veshjet.
Duket se Shqipëria hyn në mesin e 15 shteteve me kosto më të ulët jetese në botë, me një rënie prej 4 vendesh se sa vitin e shkuar, ku ishte në vendin 189.
Krahasuar me vendet e rajonit, Tirana ka koston më të lartë, pasi lë pas Serbinë e renditur në vendin e 196, Bosnja dhe Hercegovinën në 196 dhe Maqedoninë, në vendin e 203, mes 207 shtetesh.