Kotevski Grupi i armatosur donte te sulmonte institucionet shteterore

Kotevski: Grupi i armatosur donte te sulmonte institucionet shteterore

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski, ka dalë në konferencë për shtyp ku ka dhënë informacione mbi ngjarjet e sotme në Kumanovë.

"Sipas informacioneve operative të cilat i ka pasur MPB një grup i armatosur ka pasur për qëllim që të organizojë sulme të armatosura ndaj institucioneve të ndryshme shtetërore. Informacionet të cilat i kemi siguruar më parë tregojnë se grupi ka hyrë në Maqedoni nga një shtet fqinj dhe nëpërmjet mbështetësve të tyre është strehuar dhe është përgatitur që të veprojë për sulmet e tyre terroriste. Policia ka arritur të gjegjë lokacionin e tyre se ata fshihen në disa shtëpi të 'Lagjia e Trimave'. Sipas të dhënave bëhej fjalë për një grup që është i armatosur mirë dhe e trajnuar për luftë në kushte të tilla", ka thënë Kotevski.

"Në aksionin e sotëm nga ora 5 e mëngjesit, policia ka filluar operacionin, ndërsa ka hasur në rrezistencë të ashpër ku është shtënë me armë kallashnikov, armë më të rënda, snajperë dhe bomba. Bëhet fjalë për një vend me rrugë të ngushta dhe policia duhet të bëjë kontrolle nëpër të gjitha shtëpitë me qëllim që deri në fund ta shkatërrojë këtë grup", ka shtuar ai.

Kotevski ka për bërë apel te qytetarët që të qëndrojnë të qetë dhe të vetëpërbajtur


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama