Nuk preferohet që kreatina të merret më gjatë se tre javë, pasi që organizmi mund ta ndërpresë prodhimin natyral të saj.
Veç kësaj, kreatina shtesë mund të shkaktojë edhe probleme në tretje, për këtë arsye personat të cilët kanë trakt digjestiv të ndjeshëm nuk duhet ta marrin atë. Po ashtu janë vërejtur edhe gulçe të muskujve si pjesë e efekteve anësore të kreatinës. Është e domosdoshme që kreatina të pihet me lëng të pasur me karbohidrate, sepse sheqernat rritin nivelin e insulinës në organizëm, gjë që ndihmon që muskujt ta absorbojnë më mirë dhe më shpejtë kreatinën.