Kredite nje kurth i shemtuar

Kredite, nje kurth i shemtuar
Nese merret kredi ne bankat shqiptare, norma e interesit e percaktuar paraprakisht ne kontrate, mund te mos kete shume rendesi. Kjo sepse bankat shqiptare ne kundershtim me çdo logjike kontraktuare – perjashto ketu praktikat e qehajajve mesjetare – i japin vetes liri absolute per sa i perket ndryshimit te mundshem te normes se interesit te kredive ne kontratat qe lidhin me klientet. Kjo praktike zbatohet nga pothuaj te gjitha bankat e nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi, dhe ndersa formulimi i ketij sanksioni ndryshon nga banka ne banke, thelbi dhe detyrimi ligjor mbetet i njejte. Sa per te dhene nje ilustrim, ne kontraten e kredise se njeres prej ketyre bankave thuhet me ton sovran: “Interesi mund te ndryshoje sipas vullnetit te lire te bankes”.

Kjo do te thote se nese eshte marre nje kredi per blerje apartamenti, per shembull, me nje norme interesi 15%, banka mund ta ndryshoje interesin teorikisht ne nje mase te pakufizuar. Sigurisht qe nuk behet fjale per ta ulur, per sa kohe banka funksionon si çdo biznes tjeter, duke synuar maksimizimin e fitimeve dhe jo bamiresine apo rishperndarjen sociale. Dhe kostot mundohen t’ia transmetojne tregut, dhe ne disa raste behet fjale per kosto qe lidhen me mungesen e efiçences dhe keqmenaxhimit.

Ndersa legjislacioni ne fuqi paraqet veshtiresi ne gjykimin e ketyre kontratave nese ato paraqiten te ligjshme apo jo, diçka eshte e sigurt. Pushteti i pakufizuar ne kontrollimin e shumave qe klientet e pafat mund te detyrohen t’u paguajne bankave, i ben fajdexhinjte ordinere te duken zyrtare te moralshem e teper serioze. Sepse te pakten, keta te fundit nuk aplikojne “norma interesi elastike” sipas vullnetit te lire personal.

Nga nje pikepamje disi me teknike, behet fjale per pozite dominuese te pales kontraktuese – ne rastin konkret, bankat – duke shfrytezuar karakterin jo te barabarte ndermjet paleve, çka ne disa raste mund te jete thjesht nevoja emergjente e qytetareve per para, apo dhe per faktin e thjeshte se shumica e klienteve njihen me klauzolen ne fjale vetem rastesisht kur rishfletojne kontraten. Deri me sot, bankat nuk rezulton te kene bere asnje perpjekje per te njoftuar klientet per normat e ndryshueshme te interesit, kur , pse dhe sa e gjykon banka te arsyeshme.
Lidhur me keto pika te fundit, Kodi Civil i Republikes se Shqiperise, nje dokument i cili nuk eshte pergatitur nga bankat, paraqet disa rrethana ne favor te klienteve te ketyre te fundit.

Kreu “Pavlefshmeria e veprimeve juridike”, Neni 94 flet per raste te veprimeve juridike te cilat konsiderohen te pavlefshme. Nder veprimet juridike qe cilesohen te pavlefshme eshte pika “c”: “Personat, te cilet ne kohen e kryerjes se veprimit juridik nuk ishin te ndergjegjshem per rendesine e veprimeve te tyre, megjithese ne ate kohe nuk u ishte hequr zotesia per te vepruar”.

Ndersa, pika “ç” ne veçanti i referohet rastit kur “personi qe ka kryer veprimin juridik duke qene i mashtruar, i kanosur, ne lajthim ose per shkak te nevojes se madhe”. Si rrjedhoje, nje klient qe deshton ta perballoje pagesen e kesteve te kredise, ne varesi te rastit specifik mund t’i beje reference frazes “...per shkak te nevojes se madhe”.

Nderkaq, ne sistemet bankare te Perendimit, te cilave bankat qe operojne ne Shqiperi u referohen nganjehere me krenari, modele te tilla jane te pamendueshme. Madje, Federal Reserve e SHBA-se shkon deri aty sa t’i detyroje bankat e nivelit te dyte qe t’i njoftojne dy dite me pare klientet e tyre per ndryshimet ne normat e interesit te kredive qe leshohen permes kartave te kreditit. Sigurisht, te ndryshosh normen e interesit te nje kredie afatgjate eshte diçka qe as mund te imagjinohet.

Nderkaq, per sa i perket çeshtjes se transparences se munguar nga bankat e nivelit te dyte lidhur me dispoziten kriminale te ndryshimit te normes se interesit, nuk ka pasur deri me sot asnje reagim publik nga Banka e Shqiperise, ku ne menyre specifike dhe eksplicite te terhiqet vemendja per kete rast.

BSH reagon?

Megjithate, Banka e Shqiperise ka marre nje hap pozitiv, duke terhequr vemendjen ndaj praktikave jo dhe aq te virtytshme te bankave te nivelit te dyte ne Shqiperi. Lidhur me situaten ne fjale, ka reaguar guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, i cili deklaroi ne konferencen e katert te Bankes Qendrore se klienteve te bankave te nivelit te dyte po ju imponohen produkte te shtrenjta.

“Ne Banken e Shqiperise jo rralle vijne ankesa nga qytetare, perdorues te rregullt ose rastesisht te sherbimeve bankare ne lidhje me kostot qe aplikojne bankat per keto sherbime. Rezulton qe ne mjaft raste qytetaret vendosen perpara faktit per te kryer per sa i takon detyrimeve ndaj bankes per sherbimet e perfituara, pa pasur me pare nje informacion te mirefillte rreth arsyes dhe madhesise se ketyre detyrimeve. Ne raste te tjera perdoruesi i sherbimit nuk gjen shpjegimin e nevojshem dhe bindes nga ana e bankes per arsye e lindjes se detyrimit dhe menyren e llogaritjes se tij”, tha Fullani.

Ai kritikoi edhe menyren e vendosjes se komisioneve nga bankat e nivelit te dyte. “Ne lidhje me menyren e vendosjes se komisioneve, bankat orientohen prej institucioneve konkurruese ne treg dhe nuk rezulton te kete nje politike aktive dhe njekohesisht vizionare te zhvillimit te shoqerive bankare duke mbeshtetur rritjen e perdoruesve qe lehtesisht mund te kthehen ne kliente potenciale te bankave” tha guvernatori.

Kriza dhe kredite

Nje arsye pse bankat e nivelit te dyte mund ta shohin instrumentin e manipulimit te ligjshem te normave te interesit me interes te veçante, lidhet edhe me pasigurine e tallazeve te sistemit financiar shqiptar, çka ne nje fare mase ndodhin edhe me bashkefajesine e bankave.

Duke filluar qe nga gushti i vitit 2008, u evidentuan simptomat e para te nje krize likuiditeti, e ndikuar edhe nga lajmet mbi falimentimin e bankave ne Shtetet e Bashkuara. Diçka e tille u reflektua edhe ne frenimin e rritjes se depozitave, duke regjistruar nje rritje thuajse zero. Nderkaq, qeveria shqiptare kishte terhequr pothuaj te gjithe valuten nga arkat e bankave per te financuar shpenzimet publike ne infrastrukture.
Kjo situate solli edhe nje krize krediti, e cila mund te ishte parandaluar ne nje fare mase nese bankat e nivelit te dyte do t’i kishin marre seriozisht paralajmerimet e perfaqesuesve te Fondit Monetar Nderkombetar dhe ato te guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani mbi nevojen e kontrollimit te kredive. Pasojat e krizes ekonomike te reflektuara ne mungese likuiditeti, rritje te kredive me probleme dhe renie te te ardhurave ne sistemin bankar, sollen nje goditje ne ekonomi, sidomos ne sektorin e ndertimit, i cili mbeshtetej ne nje mase te konsiderueshme nga huate bankare dhe ne zinxhirin e bizneseve te tjera te lidhura me kete sektor.

Terheqja e nje pjese te depozitave nga klientet e bankave dhe mungesa e hapjes se depozitave te reja, solli nje rritje te konkurrences ne tregun e depozitave, permes ofrimit te produkteve te reja. Megjithate, kjo perballje ndermjet bankave ishte me teper ne terma marketingu sesa produktesh te mirefillta konkurruese. Lidhur me goditjen e depozitave nga kriza ekonomike dhe mbi te gjitha nga efekti i pasigurise i krijuar nga media, Banka e Shqiperise luajti nje rol te rendesishem permes mesazheve qetesuese ne publik. Megjithate, deklaratat nuk zgjidhin gjithçka, ndaj mungesa e likuiditetit solli renie te nivelit te kreditimit, duke dhene pasoja ne formen e nje reaksioni zinxhir ne ekonomi.

Paradoksalisht, kjo situate solli rritje te normave te interesit te kredive, ndryshe nga ç’ndodhi ne Perendim, ku kriza bankare ishte e permasave derrmuese dhe normat e interesit rane ndjeshem. Nga ana tjeter, ngurrimi i institucioneve shqiptare per te pranuar apo legalizuar krizen ekonomike, solli qe norma baze e interesit te mbetej e pandryshuar, nderkohe qe Euribori brenda disa javeve pesoi nje renie nga 5% ne nivelin 1.4%.

Sikur gjithçka te mos shkonte mjaftueshem keq, rritja e borxhit publik ne gjashtemujorin e pare te vitit 2009, per shkak te shpenzimeve zgjedhore rriti normen e interesit te bonove te thesarit. Diçka e tille, automatikisht rriti koston e kredive ne leke (si per shembull Bono Thesari plus 3%). Nga njera ane kjo solli rritje te te ardhurave per bankat, por edhe rriti kredite e keqija per shkak te rritjes se kostos te borxhit per individet. Por per kredite ne valute te huaj eshte nje tjeter histori. Renia e normave te interesit te Liborit dhe Euriborit shkaktoi renie te te ardhurave te bankave, duke qene se stoku i kredise ne valute llogaritej mbi 70% te totalit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama