Kulti i bukurit dhe perfeksionit në Egjipt ishte aq i madh sa ka shkaktuar vdekje në masë dhe jo vetëm në rangjet e sovranëve por dhe tek njerëzit e thjeshtë. Mumia e mbretëreshës Hatshepsut që i përket një epoke pre 3500 vitesh më parë është dëshmi e shprehjes: “Bukuria vret” Skuadrës së arkeologëve gjerman, të Universitetit të BON përveç meritave të zbulimit të mumies i është shtuar dhe një merit shumë e madhe për zbulimin e shkakut të vdekjes së mbretëreshës.
Një tjetër mbretëreshë që është konsideruar dhe perëndia e kozmetikës dhe e bukurisë është Nefertiti. Nefer në gjuhën e lashtë egjiptiane do të thotë kozmetik. Sipas shkencëtarëve kremi i përdorur nga mbretëresha Hatshepsut përbëhej nga vaji i palmave, vaji i lajthive, katrani dhe benzopireni. Këto dy përbërësit e fundit mendohet t`i kenë shkaktuar kancer Hatshepsut.