Kriza në Krime është afruar me luftën, kur ditën e sotme, Ukraina ka mobilizuar forcat e armatosura dhe një zë nga armata e zjarrit e Kremlinit e ka paralajmëruar Amerikën të qëndrojë jashtë punëve të veta, duke deklaruar: “Ne mund t’ju kthejmë në pluhur radioaktiv!”
Në shenjë të rritjes së tensioneve pas referendumit të ditës së djeshme që votoi për aneksimin e Krimesë nga Rusia, parlamenti ukrainas aprovoi shpërndarjen e më tepër se 20 mijë ushtarëve dhe deklaroi se e gjithë prona shtetërore e Ukrainës do të kombëtarizohet.
Dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas tani po presin, duke përfshirë një tjetër 20 mijëshe rezervistësh, të përgatitur për të luftuar, nëse qeveria e tyre dështon në gjetjen e një zgjidhjeje me Rusinë për të ardhmen e gadishullit në Detin e Zi.
Me një rezervë prej 160 mijë trupash aktivë të vijës frontale, forcat e armatosura të Urkainës janë rrënuar nga ushtria ruse që përfshin më tepër se 700 mijë burra dhe gra dhe shumë më tepër në pritje.
Dje, Moska përmes kreut të agjensisë shtetërore të lajmeve, Dmitry Kiselyov, pozoi një këcënim të maskuar ndaj Amerikës në televizion, duke i bërë thirrje superfuqisë të qëndrojë larg nga kriza, ose në të kundërt, do të përballet me forcën e plotë të muskujve të ushtrisë ruse.
“Ne mund t’ju shndërrojmë në hi,” tha ai.
Mbrëmjen e shkuar, Shtëpia e Bardhë e quajti seancën e votimit në Krime si një vjedhje ilegale të pushtetit nga Rusia, duke thënë se ajo shkel kushtetutën ukrainase dhe ligjin ndërkombëtar dhe i bëri thirrje Putinit të mos vazhdojë me kërcënime për të aneksuar gadishullin.
Ndërkohë, ligjvënësit e Krimesë u kanë kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe kombeve të tjera ta njohin atë.