“Nuk ka fakte shkencore që tregojnë se kremerat e reja, për të cilat thuhet se kanë veprim antioksidues, do ta ndalojnë plakjen e lëkurës”. Në këtë përfundim kanë arritur profesorët e Kolegjit Universitar të Londrës, që sipas tyre radikalet e lira të oksigjenit nuk janë shkaktarët kryesorë të plakjes.
Siç dimë kremrat antioksidues përdoren pikërisht për këtë gjë, për dalancen e “frymëmarrjes së lëkurës”, pra për ta mbajtur atë të lagësht dhe te freskët.
Kështu edhe pse teoria e radikaleve të lira ka rreth një shekull që ka dalë, sot një nga studimet në këtë fushë e hedh poshtë. Sipas studiuesve anglezë teoria e radikaleve nuk ka qenë e bazuar në fakte shkencore. Për këtë arsye autorët e studimit thonë se preparatet të cilat bazohen në aftësitë antioksiduese të lëkurës nuk kanë ndonjë ndikim në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave.