Krenaria shkodrane shfaqet ne Sarande

Krenaria shkodrane shfaqet në Sarandë
Por, me interes të veçantë është ndjekur pas tyre banda muzikore më e vjetër në vend, ajo e Shkodrës, me emrin "Krenaria e qytetit", e drejtuar nga dirigjenti Kujtim Aliaj. Publiku ka rezervuar pritje të ngrohtë për repertorin e kësaj trupe të orkestrës frymore me histori 130-vjeçare. Ai ka nisur me marshin e Pjetër Dungut, dedikuar marinës shqiptare, për të vijuar me dy këngë popullore të Avdulla Grimcit, me marshe festive të Prenk Jakovës e me pjesën "Dilaila" të Tom Xhons dhe këngën e Bitëllsave "O Bladi, o Blada". Surpriza më e këndshme e shkodranëve ishte solisti Glenis Dume, me "La dona e mobile" e "Fulikuli, fulikula", si dhe solistja Dorina Garuci me "New York, New York".

Presidenti i Festivalit, njëherësh kryetar i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, ka përshëndetur performacën e bandës muzikore të Shkodrës dhe u ka dhuruar atyre materiale promocionale të qytetit të Sarandës. Nga ana tjetër, muzikanti i shquar, Agim Krajka, anëtar i jurisë së festivalit, tha se ka mbetur i befasuar nga organizimi i festivalit. Ndërsa deklaratën më të gjetur e ka bërë drejtori i festivalit, Edmond Doko, kur tha: "Na vjen mirë që Shqipërisë iu eliminuan të gjitha bandat e tjera dhe i mbetën vetëm bandat muzikore. Organizatorët kanë veçuar karakterin kombëtar dhe ndërkombëtar të këtij aktiviteti, i cili renditet tashmë në të veçantat e jetës artistike që ofron Saranda për banorët dhe pushuesit e vet".

Nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama