Kreu i FFF-se mbeshtet Shqiperine Ju e fituat Europianin tuaj (FOTO)

Kreu i FFF-së mbështet Shqipërinë: Ju e fituat Europianin tuaj (FOTO)

Një ditë pas humbjes ndaj "Gjelave" në Marsejë me rezultatin 2-0, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet ka vlerësuar performancën e Shqipërisë në Europian.

13461237_1197888956897102_1104497280_o

I ftuar në ceremoninë e organizuar nga bashkia e qytezës së vogël në të cilin është akomoduar Kombëtarja në "Perros Guirec", me rastin e 60-vjetorit të trajnerit De Biazi, kreu i FFF-së tha se Kombëtarja shqiptare e fitoi europianin e saj.

"Ne luajtëm dje, me një skuadër shumë të mirë, e cila tregoi vlera futbolli. Shqipëria bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe shpresoj që në ndeshjen e fundit të ecë përpara. Besoj se ju e keni fituar Europianin tuaj"-theksoi ai, sipas një njoftimi të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

13461318_1197885890230742_2113792415_o (1)

"Sot ka qenë një ditë e vëçantë për qytetin e Perros Guirec. Në Bashkinë e qytezës së vogël, në Bretange, është organizuar një ceremoni e thjeshtë por shumë kuptimplotë.

Një delegacion zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, i përbërë nga Presidenti Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, trajneri Giovanni De Biasi, kapiteni Lorik Cana dhe drejtues të tjerë, janë pritur nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Perros Guirec, Erven Leon",-njofton FSHF.

Ndërsa shton se pas fjalës nga të pranishmit, erdhi edhe moment i veçantë, "kur të ftuarit nëpërmjet një torte i uruan trajnerit Gianni De Biasi dhe këngës tradicionale, i uruan 60 vjetorin, trajnerit të Kombëtares".

Më herët, trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi, u shpreh se dhurata që do të preferonte për ditëlindjen e tij do të ishte kualifikimi i Shqipërisë në ndeshjen me Rumaninë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama