Kreu i OSHEE pergenjeshtron PD-ne/ Publikon vertetimin e prokurorise se nuk eshte nen hetim

Kreu i OSHEE pergenjeshtron PD-ne/ Publikon vertetimin e prokurorise se nuk eshte nen hetim

Një ditë pasi Partia Demokratike, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, akuzoi kryeministrin Rama se emëroi në krye të OSHEE një person nën hetim për abuzime me tenderat, Administratori i Përgjithshëm i OSHEE ka bërë një përgënjeshtrim publik të këtyre akuzave.

 

Adrian Çela publikoi një vërtetim të Prokurorisë së Rrethit Durrës, që mban datën e sotme (5 dhjetor), i cili vërteton se ai nuk ndiqet penalisht. Partia Demokratike tha se Çela ishte nën hetim për disa tendera të zhvilluar në Bashkinë e Durrësit në kohën kur ai mbante detyrën e nënkryetarit të kësaj Bashkie. Kryeministri Rama e quajti akuzën e opozitës si sajesë për luftë politike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama