Propozimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm, Bushati, për Visar Zhitin si ambasador i Shqipërisë në Vatikan, nuk është pritur mirë nga kreu i PS-së në Itali, Edmond Kumaraku. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Kumaraku thotë se po tentohet të shkojë në Itali si ambasador një ish-krahu i djathtë i Berishës. Ja postimi i tij i plotë:
“Pas një Ambasadori që ka qenë krahu i djathtë i ish kryeministrit! Një Konsull i administratës së ish kryeministrit! Një kryekonsulle e epokës së ish kryeministrit! Po tenton të vijë edhe një ish ministër i Berishës në diplomacinë shqiptare të na përfaqësojë në Itali”- shkruan Kumaraku. Visar Zhiti ka mbajtur postin e ministrit të Kulturës në kohën e qeverisë “Berisha”.