Krijohet supergruri prodhon 30 per qind me shume

Krijohet supergruri prodhon 30 per qind me shume
Shkencëtarët në Britaninë e Madhe thonë se kanë krijuar një lloj të ri gruri, i cili mund të rrisë produktivitetin e kësaj bime me 30 për qind. Instituti Kombëtar i Botanisë Bujqësore me bazë në Kembrixh tha se ka kombinuar një paraardhës të lashtë të grurit me një varietet moderne për të prodhuar një degëzim të ri.

Testet fillestare tregojnë se fara e re jep kokrra më të mëdha dhe krijon bimë më rezistente sesa varietetet moderne. Do të duhen së paku edhe pesë vjet të tjera për testime dhe miratim nga autoritetet para se ky lloj i ri gruri të mund të korret nga fermerët.

Ndërkohë, disa fermerë kanë kërkuar që puna të përshpejtohet. Ata besojnë se zbulimi i ri është i domosdoshëm për të rritur prodhimin në përputhje me rritjen e popullsisë në tokë përgjatë dekadave të ardhshme.

Një në çdo pesë kalori të konsumuara nga njerëzimi në të gjithë botën vijnë nga mielli i grurit. Por pavarësisht përmirësimeve të vazhdueshme të përjetuara përgjatë shekullit të njëzetë, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit ka pasur shumë pak përmirësime në rritjen e rendimentit të kësaj bime në Britani.

Rreth 10 mijë vjet më parë gruri evoluoi nga barishtet dhe drithëra të tjera primitive. Shkencëtarët përdorën polinimin e kryqëzuar dhe teknologji për transferimin e embrionit nga një paraardhës i lashtë për të krijuar rezistencë të bimës e varietetit modern. Procesi nuk kërkoi modifikim gjenetik të bimës.

 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama