Krime Bllokohet transmetimi i kanaleve televizive ukrainase

Krime: Bllokohet transmetimi i kanaleve televizive ukrainase

Kanali televiziv ukrainas “1+1” është larguar nga lista e kanaleve që transmetohen në Krime. Lidia Taran, prezantuese në këtë kanal tha se gazetarët e kanalit ishin penguar që të punonin në Krime. “Që nga fillimi i konfrontimit në Krime, gazetarët tanë ishin në rrezik. Korrespodentët tanë lokalë janë sulmuar çdo ditë”, ka thënë ajo.

Raportet, po ashtu bëjnë me dije se edhe kanali tjetër ukrainas “Channel 5” është bllokuar që të transmetohet në gadishullin e Detit të Zi.

Lajmi për bllokimin e kanaleve televizive ukrainase në Krime vjen pasi parlamenti i Krimesë ka caktuar që të mbajë referendum me 16 Mars, referendum në të cilin do të parashtrohet pyetja nëse duan të bashkohen me Rusinë apo jo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama