Krimi kibernetik FBI fik serverat e infektuar

Krimi kibernetik, FBI fik serverat e infektuar
Më shumë se 300 mijë njerëz duke përshirë ato në  SHBA dhe Britaninë e Madhe mund të humbasin qasjen në internet më vonë pasi FBI të mbyllë serverat e përdorura nga hajdutët kibernetik. FBI etiketoi serverat në Nëntor 2011 gjatë bastisjeve për të thyer një bandë kriminelësh që përdorin viruset për të infektuar më shumë se katër milionë njerëz.

Ndëkohë që shumë të tilla sot ende janë të hakeruara. FBI ka thënë se banda ka grumbulluar më shumë se 14 milionë dollarë nga rrëmbimet përmes web-it duke i detyruar viktimat të shohin reklama të caktuara. Gjatë muajve të fundit FBI ka punuar me shumë firma të sigurimit në internet për të njoftuar viktimat se PC e tyre ishin infektuar me DNS Changer. Dhe këtë të dhëna janë në dispozicion online që njerëzit të kontrollonin nëse ishin infektuar.

FBI ka njoftuar se ka rënë në 300 mijë numri nga 4 milionë të infektuarit dhe të tjerët kanë afat deri më 9 Korrik për të kontrollaur nëse janë apo të prekur nga virusi, pasi që prej ditës së sotme serverat do të fiken. Ndërkohë që FBI fton të vizitohen faqet e saj për të mësuar procesin e zbulimit të prekjes nga virusi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama