TIRANË 12 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me vendimin e qeverisë për të kriminalizuar shpifje.
Sipas Kryeministrit ligji për kriminalizimin e shpifjes nuk ka lidhje me shtypin, por shton ai shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit
Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook" Rama shkruan se, "Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit!"
Më tej Kryeministri shton se, "Është koha që kjo shoqëri të përballet hapur me kulturën e shpifjes! Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij për të shpifur!".
Këshilli i Ministrave ka propozuar cilësimin si vepër penale të shpifjes ndaj funksionarëve publikë dhe të zgjedhurve, duke kërkuar dënim nga gjobë deri në tre vjet burg të çdokujt që do të gjendet në faj nga drejtësia.
/f.n/