Kristine Elezaj shqiptarja qe po ben histori ne muziken boterore
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Kristine Elezaj ka rreth dy vjet qe kendon neper skena te ndryshme ne mbare Ameriken, per te krijuar bazen e fansave te saj dhe per te provuar veten si kengetare dhe artiste. Tashme gjithçka duket gati. Ka realizuar disa video, ka marre pjese ne evenimentet me te njohura te muzikes boterore, kenget e saj jane radhitur ne top listat e radiove amerikane dhe videoja eshte shfaqur ne televizionet amerikane dhe pritur me sukses. Revista "Billboard" e ka krahasuar me Britney Spears dhe Rihanna, muajin qe vjen Elezaj do te hedhi ne tregun muzikor albumin e saj te pare...e ne do jemi te paret qe do ta blejme duke i uruar suksese te metejshme ne karrieren e saj muzikore!
Per me teper informacion rreth kengetares me origjine shqiptare, vizitoni faqen e saj ne internet www.KristineElezaj.com
Çfare ju shtyu qe te beheshit kengetare dhe pse?
Jam rritur me dashurine per muziken dhe ndjenjen qe me jep. Menyra sesi me ben te ndjej emocionet nepermjet te kercyerit dhe te kenduarit, çdo hap, çdo fjale... Mendoj se eshte diçka e mrekullueshme te arrish te lidhesh me kaq shume njerez nepermjet diçkaje qe te frymezon kaq shume. Ideja sesi mund te ndryshosh nje moment ne jeten e dikujt, nepermjet muzikes tende...
Di qe per here te pare jeni ngjitur ne skene ne "Sugar Bar" te Ashford and Simpson. Si u ndjete kur i takuat?
Ne fakt, ata jane miq te babait. Ne fillim, kur shova atje, kujtova se thjesht do te haja darke me babane e pastaj do te kendoja per qejf, por u befasova kur Nick dhe gruaja e tij, Valerie, filluan te me shoqeronin teksa kendoja "Respect" te Aretha Franklin. Ata jane te mrekullueshem dhe gjithmone me bejne te ndihem si ne shtepine time!
Kenga juaj e re "Warpath", tashme po fillon te degjohet kudo. A mendonit se do te behej hit dhe pse?
Kurre nuk i dihet se cila kenge do te behet hit apo jo, por kur degjova "Warpath" per here te pare dhe pashe reagimin e te gjitheve, mu krijua nje ndjesi pozitive qe me beri te kuptoj se ishte nje kenge speciale.
Po kenga e ardhshme, a do te jete ritmike apo do te publikoni ndonje balade?
Po mendojme se do te jete nje tjeter kenge ritmike, e cila titullohet "Barbwire" dhe me pas do te publikojme nje balade. Ka shume mundesi te jete "Light Years". Nje kenge shume e kendshme, te cilen e kam shume per zemer!
Çfare duhet te presin fansat tuaj nga albumi debutues "No Questions Remains"?
Per mua, ky album eshte nje balance perfekte midis fantazise sime per tu defryer dhe ndjenjave personale. Kam shkruar shume ne kete album dhe kam gjetur vetveten si shkrimtare. Ky album eshte me tere mend femija im dhe per kete jam krenare. Puna eshte bere ne menyre te tille qe, njerezit t'i degjojne kenget dhe ne ato te gjejne vetveten. Jam rritur si kercimtare dhe shumica e kengeve ne album me japin kenaqesine qe te bej dy prej gjerave qe kam me per zemer; te kendoj dhe te kercej. Ne te njejten kohe, jam perpjekur qe degjuesi te njihet dhe me vokalin tim, ndaj kam realizuar dy balada te mrekullueshme "Light Years" dhe "Momentum". "Always" gjithashtu ishte nje balade fantastike, por qe ne me pas e shnderruam dhe ne nje kenge dance.
Cilet jane producentet e albumit tuaj?
Kam punuar me disa producente te mrekullueshem ne kete album. Brandon Beal, Goodwill&MGI qe kane punuar dhe me Sean Kingston, Justin Beiber, Chris&Teeb, te cilet jane punuar me 50Cent,
Shpesh here ju kane krahasuar me Britney Spears, Rihanna, Lady Gaga, Pink apo Shakira. Si ju duken keto krahasime?
Mendoj se eshte kenaqesi! Ata me kane krahasuar me disa prej femrave me te bukura dhe me te talentuara ne industrine muzikore!
Cila nga kenget e albumit qe preferoni ta kendoni me shpesh?
Nuk zgjedh dot, sepse çdo kenge ka energjine e saj. "Let You Know" ishte kenga e pare qe shkruajta per albumin ne nje moment kur po i jepja fund nje kapitulli dhe po nisja nje te ri ne jeten time. "Ligh Years" me ben te dorezohem perpara te gjitheve, kurse "kidnap The Dj" eshte nje kenge per te festuar. Plus, qe kam kenge ne album, te cilat nuk i kam interpretuar akoma per publikun dhe po vdes nga deshira.
Nese do te kishit rastin te interpretonit me nje artist te njohur, cili do te ishte dhe pse? (Jep tre emra)
Janet Jackson - Sepse ajo eshte nje prej te preferuarave te mia te te gjitha koherave dhe shume do te kisha deshire te ndaja skenen duke kercyer dhe kenduar me te.
Prince - Gjithmone me ka pelqyer Prince si artist, por kur e pashe ne koncert ne Las vegas disa vite me pare po mendoja "Sa cool do te ishte te interpretoja me te! Ai eshte shume unik!" Nje emer te trete... eshte pak veshtire, sepse ka shume artiste te preferuar sa do te vazhdoja e do te vazhdoja te flisja hahaha.
Ke do te donit te falenderonit per realizimin e endrres suaj si kengetare?
Se pari dhe mbi te gjithe, dua te falenderoj prinderit e mi. Jam me fat qe kam nje nene e babe, te cilet me kane mbeshtetur qe prej fillimit. Me ndihmojne dhe gjithmone kane fjalet e duhura si per momentet e mira ashtu dhe per momentet e keqija, ne te cilat me vendos ndonjehere biznesi muzikor. Sigurisht qe falenderoj dhe te gjithe bashkepunetoret e mi. Roy, menaxherin tim, producentet, koreografet, kercimtaret dhe ne veçanti fansat. Ata e bejne kete enderr te duket dhe me e vertete, pasi nuk mund ta realizoja pa ta.
E pasi te largoheni prej nesh, çfare punesh ju presin?
Kam per te punuar per promovimin e kenges "Warpath". Kam koncerte ne shume klube dhe nje turne eshte ne projekt e siper. Albumi im "No Question's Remains" del ne treg (Amerike) me 5 tetor!!!