Kriza 10 e Italianeve heqin dore nga pushimet

Kriza, 10 % e Italianeve heqin dore nga pushimet

“Qëndro në shtëpi për të kursyer” është motoja e këtij viti në Itali. Kjo për shkak se çmimet e hoteleve, ofertave pako të udhëtimit dhe benzinës janë rritur mes tetë dhe 20% që nga fillimi i krizës në vitin 2009. Italia përjeton verën e ardhshme të krizës. Tetë milionë italianë duan të heqin dorë nga pushimet tradicionale verore në korrik apo gusht për shkak të krizës ekonomike, raporton gazeta “Corriere della Sera”. Sipas një sondazhi të një shoqate të punëdhënësve janë vetëm 58 për qind e italianëve që kanë planifikuar të udhëtojnë këtë verë, vitin e kaluar kanë qenë 66 për qind. “Qëndro në shtëpi për të kursyer” është motoja e këtij viti. Kjo për shkak se çmimet e hoteleve, ofertave pako të udhëtimit dhe benzinës janë rritur mes tetë dhe 20 për qind që nga fillimi i krizës në vitin 2009.

Në disponimin e njerëzve nuk ndikon vetëm anulimi i pushimeve por edhe parashikimet aktuale të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD). OECD është një organizatë me seli në Paris të Francës ku janë të përfaqësuara 34 vende të industrializuara. Sidomos papunësia e të rinjve është shumë e lartë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington gjatë javës së kaluar kishte korrigjuar për poshtë parashikimet e tij për Italinë. Sipas FMN-së, ekonomia pritet të tkurret me 1.8 për qind në vend të 1.5 për qind sa ishte menduar më parë. Megjithatë, FMN-ja parasheh që ekonomia italiane ta marrë pak veten vitin e ardhshëm me një ngritje prej 0.7 për qind. Kriza nuk është kapërcyer, paralajmëron edhe Norbert Pudzich i Dhoma Gjermano-Italiane e Tregtisë. “Kriza është aty, për aq kohë sa nuk do të jenë trajtuar ndryshimet thelbësore”, thotë Norbert Pudzich në një intervistë me Deutsche Ëelle.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama