Keto shifra nxjerrin ne pah sesa te pranishem jane shqiptaret ne tregun e punes ne Greqi, i cili prej disa muajsh ka filluar te tkurret ndjeshem. Per sa kohe nuk ekzistojne statistika zyrtare mbi normen e papunesise ne Greqi per muajt e pare te ketij viti, mund t’i behet reference, te dhenave te fundit te agjencise se statistikave te ketij vendi, per katermujorin e fundit te vitit 2009.
Papunesia ne Greqi u rrit me 10.3 per qind ne tremujorin e katert te 2009-es, tha kete jave agjencia e statistikave te ketij vendi – çka eshte niveli me i larte i regjistruar qe nga 2005-a dhe kercimi me i forte ne 11 vite. Keto shifra publikohen ndersa Greqia ndodhet nen presionin e Bashkimit Europian per te reduktuar deficitin e saj buxhetor. Vendi ka njoftuar nje plan te ashper te uljes se shpenzimeve, duke shkurtuar pagat e nepunesve publike, duke ngrire pensionet dhe rritur taksat – mjete qe kane shkaktuar nje kunderpergjigje nga sindikatat permes nje serie grevash.
Shifra mbi 600 mije emigrante shqiptare ne Greqi eshte nje kambane e vertete alarmi per ekonomine shqiptare, duke marre parasysh faktin se Greqia eshte praktikisht nje shtet i falimentuar ekonomikisht. Kjo do te thote shume me pak para qe hidhen ne treg nga qeveria helene, ulje ne paga e pensione, tkurrje te tregut te punes dhe si rrjedhoje, me pak te ardhura per emigrantet shqiptare dhe shume me pak te ardhura qe ata sjellin ne Shqiperi.
Kjo do te thote se kriza ekonomike ne Greqi ka arsye shume te forta qe te kete nje peshe thelbesore ne perkeqesimin e krizes ekonomike ne Shqiperi. Nderkaq, shifrat e te ardhurave nga emigracioni kane performuar mjaftueshem keq edhe pa ndihmen e krizes greke. Ne tri vitet e fundit, remitancat kane ndjekur nje prirje te qarte renese nga 14.6 per qind te PBB-se qe ishin ne vitin 2005, ne rreth 10.6 per qind ne vitin 2008. Ne terma vjetore, ne vitin 2008 remitancat shenuan nje renie prej rreth 6 per qind kundrejt vitit 2007. Duke iu referuar te dhenave te Bankes se Shqiperise, emigrantet sollen 394 milione euro gjate gjysmes se pare te 2009-es, me renie 6.1 per qind kundrejt gjysmes se pare te vitit 2008. Ndersa, per nentemujorin janar-shtator 2009, te ardhurat nga emigracioni qene 581 milione euro, kundrejt 619 milione euro per te njejten periudhe nje vit me pare. Kjo perben nje renie te remitancave ne nivelin 6.2 per qind. Ky eshte ne fakt, niveli me i ulet i te ardhurave nga emigrantet ne vlere absolute qe nga viti 2006.
Duke marre parasysh rrethanat ne shtetin fqinj, remitancat nga emigracioni ka shume pak gjasa te shenojne permiresim, ndaj punet per ekonomine shqiptare mund te shkojne vertet keq, sepse me remitancat (eurot) qe emigrantet sjellin ne vend, pjesa tjeter e shqiptareve qe ndodhen brenda kufijve blejne mallra ne Bashkimin Europian. Per me teper, kjo rryme valute kontribuon ne uljen e deficitit te llogarise korrekte si dhe shtyn rritjen ekonomike te vendit. Nderkaq, vendi ndodhet i mbytur ne borxhe rreth nivelit 60% te PBB-se. Qeveria paraqitet pa burime relevante te ardhurash dhe synon t’i mbushe mungesat duke pare te gjitha mundesite per te marre serish hua. Nga ana tjeter, nese qeveria do te kryente nje ulje drastike te shpenzimeve, do te kishte nje tkurrje te metejshme te ekonomise, çka do te sillte edhe me pak te ardhura ne arken e shtetit.
Por, pa valute qe vjen nga jashte vendit ne formen e serumit per ekonomine, borxhi ekzistues dhe ai qe mund t’i shtohet ne te ardhmen e afert ka gjasa te krijoje probleme te renda ne ekonomi, aq me teper kur qeveria duket nuk ka asnje burim alternativ te ardhurash. Ministria e Financave ka parashikuar nje deficit prej afro 50 miliarde lekesh (rreth 540 milione dollare) per vitin 2010, shifer kjo qe mund te ndryshoje shume shpejt ne mos ka ndryshuar sakaq. Nga ana tjeter, ndonese gjema financiare greke eshte legalizuar nga autoritetet fqinje vetem prej pak muajsh, efektet ne ekonomi jane shfaqur qe ne vitin 2009, ne nje fare mase te madhe, te ndikuara nga kriza ekonomike boterore. Diçka e tille konstatohet jo vetem nga deklaratat e emigranteve shqiptare atje, por edhe nga te dhenat statistikore te shkembimit te mallrave ndermjet Greqise dhe Shqiperise. Sipas INSTAT, eksportet shqiptare drejt Greqise u goditen me rende nga kriza se sa te gjitha eksportet e vendit drejt botes per vitin 2009. Gjate vitit 2009, Greqia bleu ne Shqiperi 7.6 miliarde leke mallra, nderkohe qe nje vit me pare pati blere 9.9 miliarde leke, me nje renie prej 23 per qind.
Gjate diktatures ushtarake te viteve 1967-’74, punetoret e krahut ne Greqi u rekrutuan kryesisht nga Egjipti dhe nga Filipinet. Kjo vale e kontrolluar emigracioni u ndoq ne vitet ’80 nga nje mase refugjatesh politike nga vende te ndryshme te Europes Lindore, si dhe kurde nga Turqia. Por, vetem pas renies se regjimeve komuniste ne Europe, Greqia filloi te perballej me emigracion masiv – kryesisht i natyres klandestine – nga Shqiperia dhe ne numra shume me te vegjel nga vendet e tjera te Ballkanit. Emigrantet shqiptare perbejne rreth 70% te popullates se emigranteve, megjithese nje pjese e madhe e tyre jane pajisur me karta homogjeniteti, si “greke etnike”, duke perfshire ketu edhe nderrimin e emrave, sipas variantit ortodoks.
Grupe te mevonshme emigrantesh jane me kombesi aziatike – sidomos nga Pakistani dhe Bangladeshi – te cilet kryejne pergjithesisht pune te rendomta. Nderkaq, flukse me te moderuara emigracioni kane mberritur nga Turqia, Afganistani, Irani, Iraku, Somalia etj. Rritja e fluksit te pergjithshem te emigracionit eshte bere edhe problem politik per vendin fqinj.
Arsyet e emigracionit ne Greqi kane nje karakter te forte demografik. Greqia dhe Itali qe kane popullate te plakur, kane rezultuar terheqese per emigrantet nga Shqiperia, qe ka moshe me te re te forces se punes dhe ku faktori kryesor shtytes per emigrantet ka qene pasiguria per t’u integruar ne tregun e punes ne vendin e tyre. Nga ana tjeter, Greqia ka pasur pune te disponueshme te paguara lire, veçanerisht ne bizneset e vogla familjare.
Nje faktor tjeter terheqes per emigrantet shqiptare ka qene hendeku i standardeve te jeteses ndermjet Shqiperise dhe Greqise, çka e ka bere kete fundit, nje destinacion terheqes per shqiptaret punekerkues. Gjithashtu, nje ekonomie reale e qendrueshme ne shtetin fqinj, statusi i nje vendi anetar te Bashkimit Europian, si dhe prania e nje ekonomie informale qe “paguan mire”, kane ndikuar ne terheqjen e emigranteve shqiptare. Per shembull, sipas vleresimeve te institucioneve greke, nje punetor shqiptar ne atdhe, paguhet mesatarisht 3 dollare ne ore, nderkohe qe me pare mund te fitonte pa shume veshtiresi nga 6 dollare deri ne 10 dollare ne sektorin e punesimit informal ne Greqi (ne varesi te aftesive dhe punes qe kryente).