Deputeti me origjinë shqiptare i PASOK, Pirro Dhima ka reaguar ashpër në “Facebook” për kritikat ndaj tij. Në këto ditë të vështira për Greqinë, shumë deputetë të tjerë e kanë deklaruar se Dhima s’ka të drejtë të shprehet pasi nuk është grek.
Duke sqaruar votën kundër referendumit të Ciprasit, Dhima thotë se ai refuzon “shqipërizimit” e Greqisë. Këtu e ka fjalën për Shqipërinë e viteve fundviteve 80-të kur kishte krizë prodhimi dhe mungesë ushqimesh.
“Jam kritikuar për faktin se kam zgjedhur që të jem i hapur dhe të mbështesë atë që unë besoj. Kjo është demokracia. Më thonë se nuk duhet të flas pasi jam shqiptar.
Unë jam rritur në Shqipëri dhe për shkak të asaj që kam jetuar, refuzoj “shqipërizimin” e shoqërisë greke. Refuzoj që fëmijët tanë të rriten me tollona, 1 kg djath apo 10 vezë për çdo muaj. Refuzoj që të jetojmë me një Enver Hoxhë mbi kokë”, shkruan Dhima në faqen e tij të “Facebook”.